Familjarët e martirëve dhe qytetarët e Gjakovës më nuk do të baltosen sa herë të shkojnë në varrezat e martirëve në kodrën e Çabratit. Sot ka përfunduar faza e parë e asfaltimit të rrugës nga Eshtnorja deri tek varrezat e martirëve, që nënkupton shtrimin e shtresës së parë të asfaltit në këtë segment rrugor, tejet të rëndësishëm.
Rrugën e re e ka inspektuar edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se ky investim është më e pakta që mund të bëhet karshi martirëve dhe familjeve të tyre. Sipas kryetarit Gjini, vitin tjetër nisë faza e dytë e këtij projekti, që nënkupton asfaltimin e plotë të rrugës prej Eshtnores deri tek rruga “Muharrem Domi” dhe krijimin e një arterie të re të qarkullimit në qytetin e Gjakovës.
Kryetari Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka inspektuar edhe rrugët në fshatrat Osek Pashë dhe Shishman, ku po ashtu kanë përfunduar fazat e para në asfaltimin e disa rrugëve në këto fshatra.