Janë finalizuar projektet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Morinë dhe atë Smolicë të komunës së Gjakovës.
Gjatë përurimit të këtyre rrugëve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini është shprehur i lumtur që tani e tutje mirëqenia e banorëve të këtyre anëve do të jetë më e mirë pasiqë nuk do të jetojnë më në baltë. “Tashmë rrugët kryesore të fshatrave Morinë dhe Smolicë janë përfunduar. Na kanë mbetur edhe disa rrugë dytësore, të cilat do të ndërtohen së shpejti” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.
Gjithashtu sot, përfunduan edhe dy projekte infrastrukturore në komunën e Gjakovës.
Falë ndërtimit-asfaltimit të rrugëve në fshatrat Osek Hylë dhe Vraniq, tani e tutje banorët e këtyre anëve do të kenë një mirëqenie më të mirë.
Gjatë ceremonive të inaugurimit të këtyre projekteve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, është shprehur tejet i lumtur për finalizimin e rrugëve në këto anë të Gjakovës. “Jam shumë i lumtur për finalizimin e këtyre projekteve, të cilat janë të rëndësishme për banorët e këtyre zonave. Kanë jetuar në kushte të vështira. Tani jetesa e tyre do të jetë më e lehtë, prandaj dua që t’i uroj për këtë fakt.” deklaroi Kryetari Gjini.
Komuna e Gjakovës do të vazhdojë me realizimin e projekteve të fushave të ndryshme në fshatra dhe brenda qytetit, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së të gjithë banorëve.