Komunën e Gjakovës e ka vizituar Ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze, z.Strand Sjaastad i cili u prit nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Ambasadori Sjaastad u shpreh që është i lumtur që qyteti i Gjakovës ka një kryetar kompetent dhe të përgjegjshëm. Ne biseduam për tema me ndikim nacional dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës e Norvegjisë.
Në anën tjetër, kryetari Gjini ka falenderuar ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për vizitën duke theksuar që ndihma e shtetit Norvegjez ndaj Kosovës nuk ka munguar asnjëherë.