Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier. Me këtë rast, kryetari Gjini e ka falënderuar Ambasadorin Hovenier për tërë kontributin dhe angazhimin e përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e gjithsesi edhe të tij personal për Kosovën, teksa ka shtuar që populli i Kosovës është i bekuar për faktin se e ka afër shtetin më të fuqishëm dhe më demokratik në botë, falë së cilit edhe Kosova ngadalë por sigurt, po e merr formën e një shteti demokratik, me vullnet e aspirata për të qenë një shtet me një të ardhme të ndritur evropiane. Nga ana tjetër, Ambasadori Hovenier është shprehur i kënaqur që po e viziton Gjakovën, një komunë e cila po ndryshon për të mirë çdo ditë e më tepër. Bashkë me ambasadorin Hovenier kryetari Gjini ka bërë një shëtitje në disa pjesë të qytetit tonë, me ç’rast e ka njoftuar mysafirin për angazhimin e përditshëm dhe planet që ka për Gjakovën qeveri komunale.