Kryetari i Komunës Ardian Gjini ka pritur në Gjakovë, ambasadorë të vendeve të ndryshme të botës , të cilët veprojnë në Kosovë .
Ata vizituan objekte kulturore, historike dhe fetare në pjesë të ndryshme të qytetit tonë, përfshirë Çarshinë e Vjetër, duke u informuar nga Kryetari Gjini për kulturën dhe traditën e Gjakovës. Gjithashtu, ata bënë edhe një ecje, përgjatë shëtitores së lumit Krena.
Kjo vizitë u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës. Kryetari falënderoi ambasadorët për këtë vizitë dhe në veçanti Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi për angazhimin e tij për këtë organizim” .