Ambasada e Hungarisë në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Gjakovës e kanë hapur sot ekspozitën dokumentar në kujtim të Holokaustit të Romeve dhe historinë e tyre në Hungari.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë ambasadori hungarez në vendin tonë, shkëlqesia e tij József Bencze si dhe përfaqësuesit e komunës së Gjakovës, nënkryetari Flamur Fetahaj, kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka.
Në hapje të ekspozitës mes tjerash u tha se holokausti gjatë luftës së dytë botërore ishtë njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme për gjithtë Evropën, por vlen të përmendet reflektimi dhe sigurimi i paqes duke sjellur deri tek një Evrope e bashkuar, vend ku po synon të integrohet edhe vendi ynë.