36 Start – Up biznese nga komuna e Gjakovës, kanë përfituar grante mbështetëse nga bashkëpunimi i komunës së Gjakovës dhe organizatës gjermane “German Cooperation”.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit është bërë sot, me ç ‘rast drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, duke falënderuar organizatën gjermane për bashkëpunimin ka thënë se këto grante do të jenë një ndihmë e madhe për bizneset e reja në zhvillimin e aktivitetit të tyre në të ardhmen.
Shuma e përfituar nga ky grant është 1 mijë e 800 euro për secilin biznes.