Kryetari i Komuns Ardian Gjini, Nënkryetari Komunës Flamur Fetahaj dhe drejtorë komunalë, kanë bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit Naser Brahimaj. “Naser Brahimaj ishte figurë emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe një ndër nismëtarët e luftës për liri dhe pavarësi. Lavdi e përhershme për të dhe të gjithë dëshmorët e martirët e lirisë” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.