Jetës kulturore në Gjakovë i dhanë edhe më shumë ngjyra 11 kitaristët klasikë nga Akademia Muzikore Darmstad nga Gjermania të cilët na dhuruan një koncert të paharruar artistik !
Të udhëhequr nga kitaristët Prof.Dr.Tielman Hopstock dhe Prof.Dr.Franciel Monteiro, ky grup muzikantësh të talentuar, performuan me mjeshtëri veprat e njohura muzikore të Houghton, Vivald, Purchell, Kreidler, Manuel De Falla etj .
Faleminderit kitaristit të suksesshëm nga Gjakova, Lorik Pylla për iniciativën e qëlluar për të sjellë një koncert si ky në komunën tonë , e i cili padyshim pati përkrahjen e institucionit të Komunës së Gjakovës