Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Profili i Kryetarit

Ardian Gjini

 

Ardian Gjini ka lindur më 18 janar 1970 në Gjakovë.

Që nga dhjetori i vitit 2017 është kryetar i komunës së Gjakovës.

Ai ka qenë deputet i kuvendit të Kosovës për dy mandate dhe kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

Në legjislaturat e kuvendit ka qenë anëtar i komisionit për Punë të Jashtme dhe atij për Legjislacion.

Prej qershorit të vitit 1997 deri në mars të vitit 2001 ka qenë kryetar i degës së Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare në Gjakovë

Ka shërbyer po ashtu si nënkryetar i komunës së Gjakovës deri në tetor të vitit 2000. Po atë vit është zgjedhur anëtar i asamblesë komunale në Gjakovë dhe drejtor i departamentit të Teknologjisë Informative.

Gjatë bisedimeve për statusin përfundimtarë të Kosovës ka qenë anëtar i Grupit Politik Strategjik për negociata gjatë negociatave në Vjenë për planin Ahtisaari.

Ka qenë poashtu anëtar i komisionit të parë kushtetues.

Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga marsi 2002 deri në shtator 2003 ka shërbyer si këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në dhjetor 2004 është emëruar këshilltar i parë politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në mars 2005 është zgjedhur ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës. Në këtë post ka shërbyer deri në dhjetor të vitit 2007.

Aktualisht është nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarë i degës së kësaj partie në Gjakovë.

Mbanë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Europiane nga universiteti i Kentit në Canterbury.

Është i martuar, ka dy vajza dhe një djalë. Jeton në Gjakovë.

Përgjegjësit

Kryetari i Komunës i zbaton përgjegjësitë në vijim:

a) përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;

b) udhëheq Ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;

c) ushtron të gjitha kompetencat të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit apo komiteteve të tij;

d) ekzekuton aktet e Kuvendit;

e) emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;

f) emëron dhe shkarkon anëtarët e tij të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;

g) organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;

h) propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvend;

i) propozon zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvend dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;

j) raporton para Kuvendit për situatën ekonomike-financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi;

k) mund të kërkoj që Kuvendi ta shqyrtoj një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti cenon legjislacionin në zbatim dhe/apo interesin e komuniteteve;

l) miraton udhëzime, urdhëresa dhe vendime administrative për situata të veçanta.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike