Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale

Lulzim Goqi

Lulzim Goqi ka lindur më 06.05.1993. Jeton në Molliq, ku ka përfunduar shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik, ndërsa studimet postdiplomike (Master) në drejtimin Kushtetues-Administrativ në Universitetin e Prishtinës.

Që nga viti 2016 ka qenë i angazhuar në administratën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, ku ka ushtruar funksione të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe ka shërbyer si Zyrtar i Lartë i Prokurimit, i certifikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). Po ashtu, ka ushtruar funksionet e:

  • Zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike,
  • Zyrtarit përgjegjës për sinjalizim,
  • Zyrtarit përgjegjës për parandalimin dhe trajtimin e konfliktit të interesit,
  • Zyrtarit Certifikues/Aprovues, i licencuar nga Ministria e Financave.

Për një mandat ka shërbyer si Kryetar i Këshillit Lokal të Molliqit, duke kontribuar në përfaqësimin dhe adresimin e kërkesave të komunitetit

Përgjegjësit

Kjo drejtori është përgjegjëse për:

a) strategjinë e kujdesit parësor shëndetësor,
b) vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi parësore,
c) vendosjen e objektivave lokale për KPSH,
d) zhvillimin e buxhetit, bazuar në nevojat lokale, duke iu përmbajtur udhëzimeve të MSH;
e) propozimin e buxhetit dhe zbatimin (jetësimin) e buxhetit,
f) vendosjen dhe mbledhjen e bashkë pagesave brenda kornizës së caktuar nga MSH,
g) sigurimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore,
h) mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike në nivel komunal,
i) zbatimin e normave dhe standardeve të infrastrukturës, Burimeve Njerëzore të miratuara nga MSH,
j) mbledhjen dhe analizimin e informatave në nivel lokal,
k) shërbehet me informata për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, në përputhje me strategjinë e kujdesit primar shëndetësor,
l) shërbehet me të dhënat e nivelit qendror për të analizuar cilësinë e shërbimeve dhe përdorimin efektiv të burimeve,
m) përkujdeset për masat e mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me:
– sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës,
– sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit,
– aktivitetet e dezinfektimit, dezinsektimit, dhe deratizimit,
n) bashkërenditjen dhe mbikëqyrjen e punëve me QKMF, QMF dhe me Ambulanca,
h) zbatimin e Rregulloreve që lëshohen nga Departamenti i Shëndetësisë, MSH dhe MPMS,
i) ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese me organizata qeveritare dhe joqeveritare dhe hartimin e marrëveshjeve me to,
j) raportimin mbi ofrimin e shërbimeve dhe të arriturat komunale në lëmin e shëndetësisë;
k) Komuna ka të drejtë për të pasur, zhvilluar dhe për të përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda komunës,
l) Komuna mund të vendosë për nivelin e qirasë dhe për nivelin e lirimit nga pagesa e qirasë,
m) Kuvendi ka të drejtë që të vendosë për lirimet për shërbimet e kryera ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me Ligjin e aplikueshëm,
n) bashkëpunimin me Qendrën për Punë Sociale të Komunës së Gjakovës për përkujdesjen e rasteve sociale të popullatës së kësaj komune.
o) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike