Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Durim Halilaj

 

Durim Halilaj u lind me 3 tetor 1984 në Gjakovë

Shkollën fillore dhe shkollën e mesme – drejtimi ndërtimtari e kreu në vendlindje

Është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet

Vazhdon studimet master në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës

Studime shtesë në Akademinë Profesionale “Elita” në Prishtinë, në programin “Njohës i politikës dhe lider politik”

Përvojë të punës si kontabilist dhe menaxher financiar në disa kompani private

Nga muaji dhjetor 2017 është drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa. Ky është mandati i dytë në këtë pozitë

Nënkryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Është i martuar

Jeton dhe vepron në Gjakovë

Përgjegjësit

Kjo drejtori është përgjegjëse për:

a) hartimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare,
b) përgatitjen e rregulloreve komunale për Komitetin për Politikë dhe Financa, nga fushëveprimi i financave,
c) udhëheqjen e çështjeve financiare të Komunës,
d) ndihmon Kryetarin dhe Komitetin për Politikë dhe Financa në përgatitjen e buxhetit vjetor të Komunës,
e) mbajtjen e të gjitha llogarive në Komunë, për një proces transparent buxhetor, me një shkallë të lartë të mbikëqyrjes së drejtorive,
f) përgatitjen e procedurave dhe raporteve të kontabilitetit, kryerjen e të gjitha pagesave pas miratimit nga drejtoria përkatëse dhe Kryetari, dhënien e komenteve mbi çështjet buxhetore para se të merret vendimi në Kuvend,
g) mbajtjen e të gjitha llogarive në Komunë, integrimin në sistemin Free Balance, për mbajtjen e llogarive në proceset komunale të menaxhimit financiar,
h) menaxhimin e fondeve komunale,
i) kryerjen e procedurave rreth transaksioneve të pronës komunale
j) dhënien e këshillave Komitetit për Politikë dhe Financa dhe komiteteve tjera, mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me buxhetin e komunës,
k) për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare,
l) për menaxhimin e thesarit,
m) mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit,
n) brenda kompetencave të veta, Komuna do të kërkojë krijimin e një kornize të përshtatshme për ekonomi të qëndrueshme lokale,
o) në kontest të planit për zhvillim ekonomik Komuna mund të caktojë prioritete për investime në Komunë, si dhe t’i koordinojë ato me MEF-in,
p) hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik, propozimin e marrjes së masave për zhvillimin ekonomik të Komunës,
q) hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës, në aspektin afatshkurtër dhe në aspektin afatgjatë,
r) hartimin e programeve ideore, duke i specifikuar veprimtaritë ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorëve parësorë, kontaktet me institucionet vendore financiare, si me banka dhe me institucione financiare ndërkombëtare, për t’u pajisur me informacione të mjaftueshme e të sakta, lidhur me kushtet e kreditimit (financimit) të bizneseve të ndryshme,
s) dhënien e këshillave për afaristët e ndryshëm për mundësinë e investimeve, angazhimit të kapitalit të tyre në veprimtaritë prodhuese e fitimprurëse, por edhe perspektive,
t) organizimin dhe menaxhimin e panaireve tradicionale të mallrave të ndryshme,

wpChatIcon
wpChatIcon