Flamur Fetahaj
Flamur Fetahaj ka lindur me 22 shtator 1973 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në qendrën ekonomike “Kadri Kusari”, po ashtu në Gjakovë. Është diplomuar në fakultetin Juridik në kolegjin Biznesi në Gjakovë. Mban titullin master në drejtimin Jurdiko – penal. Studime shtesë në Akademinë Profesionale “Elita” në Prishtinë, në programin “Njohës i politikës dhe lider i ndonjë partie politike” Që nga viti 1993 themelues dhe menaxher i kompanisë auto – transportuese “Dreni” Anëtar i Shoqatës së Transportit – përfaqësues në Këshillin Drejtues në Odën Ekonomike në Prishtinë Në zgjedhjet e vitit 2017 zgjidhet anëtarë i Kuvendit të Komunës së Gjakovës nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga muaji dhjetor 2017 emërohet drejtor i drejtorisë për Punë të Përgjithshme Administrative, ndersa nga muaji tetor 2020 emërohet Nënkryetar i komunës. Nënkryetar i degës së AAK-së në Gjakovë Është i martuar dhe baba i 5 fëmijëve. Jeton dhe vepron në Gjakovë.