Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
post
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
post
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Haxhi Sejdiu

Është lindur në fshatin Smolicë më 12 Janar 1966. Ka përfunduar studimet themelore në Menaxhimin e Emergjencave. Për shumë vite ka qenë i angazhuar në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare (TMK/FSK). Në zgjedhjet e vitit 2017-të ka marrur besimin e bashkëqytetarëve për të qenë Asambleist në Kuvendin Komunal në Gjakovë. Që nga viti 2020 ka udhëhequr me drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ndërsa që nga dhjetori 2021 me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Përgjegjësit

Kjo drejtori është përgjegjëse për:

 

a) hartimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera në pajtim me Udhëzimet Administrative të organit kompetent qeveritar,
b) vlerësimin e rrezikshmërisë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë tjera,
c) planifikimin dhe realizimin e masave për mbrojtje dhe shpëtim,
d) vështrimin, lajmërimin dhe alarmimin e popullsisë për kërcënim rreziku,
e) organizimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit,
f) themelimin e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimin e komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë,
g) propozimin e formimit të njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive të tjera,
h) përgatitjen e programeve për aftësim, në pajtim me organin qeveritar,
i) që të kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste te fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera,
j) harmonizimin e planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në bashkëveprim me komunat fqinje,
k) që të kryej edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare,
l) hartimin dhe i mbikëqyrjen e programeve për rastet e ndërhyrjeve emergjente,
m)që të bashkërendit punët lidhur me bashkëpunimin emergjent me FSK-në (TMK-në), SHPK-në dhe KFOR -in
n)që të përkujdeset për sigurinë civile dhe kontakte me policinë,
o) bashkërenditjen e punëve me qendrën për alarmim dhe koordinim emergjent (QAKE-112),
p) bashkërenditjen dhe mbikëqyrjen e punës së Brigadës së Zjarrfikësve,
r) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
post
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
post
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi