Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Shërbimet Inspektorati

 

Drejtoria për Inspektime

Misioni i Drejtorisë për Inspektime është mbikëqyrja inspektuese në fushën e inspektoratit të shërbimeve publike, inspektoratit të mjedisit, inspektoratit të ndërtimit dhe inspektoratit të tregut.

Drejtoria për Inspektime organizohet në tre sektorë, siç janë:

 

  1. Sektori i Inspektoratit të Shërbimeve Publike

Udhëheqës i Sektorit: Samir Sylmeta. kontakt: Samir.Sylmeta@rks-gov.net

 

  1. Sektori i Inspektoratit të Ndërtimit

Udhëheqëse e Sektorit: Donika Lama-Efendija, kontakt: Donika.Lama@rks-gov.net

 

  1. Sektori i Inspektoratit të Tregut,

Udhëheqës i Sektorit: Artan Hoxha, kontakt: Artan Hoxha@rks-gov.net


Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Shërbime Publike janë:

  • Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes së rrugëve publike komunale, pronës, aseteve komunale, trotuareve, shesheve, parqeve, varrezave, shëtitoreve, sipërfaqeve të gjelbëruara dhe sipërfaqeve/hapësirave tjera publike komunale, nga uzurpimet, dëmtimet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimet pa pëlqime apo autorizime, kontrata përkatëse, si dhe mbikëqyrjen inspektuese në fushën e komunikacionit;
  • Verifikimin e dokumenteve, pëlqimeve apo autorizime, kontrata përkatëse të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes/hapësirave publike, pronës, aseteve komunale duhet t’i posedojnë; Mbikëqyren e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve tjera nen ligjore lidhur me detyrimet dhe përgjegjësitë e pronarëve të njësive të ndërtesës së banimit në bashkëpronësi në lidhje me pamjen e jashtme të ndërtesave, shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve, hapësirave dhe pajisjeve të përbashkëta të ndërtesës;
  • Mbikëqyren inspektuese të aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit përmes inspektimit mjedisor në zbatimin e ligjeve përkatëse dhe akteve nen ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit;
  • Ekzekutimin e vendimeve dhe urdhëresave të Zyrtarit Kryesor Administrativ të Komunës nga fushë veprimi i Inspektorëve të Shërbimeve Publike, Komunikacionit dhe Mbrojtjes së Mjedisit;
  • Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit janë:

  • Mbikëqyrjen inspektuese të përputhjes së ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodin e aplikuar ndërtimor;
  • Mbikëqyrjen inspektuese të instalimeve, renovimin dhe zgjerimin e ndërtesave sipas dokumentacionin përkatës;
  • Mbikëqyrjen inspektuese të ndërrimit të destinimit dhe rrënimin e çfarëdo ndërtese apo strukture pa leje përkatëse;
  • Nxjerrjen e akteve administrative për mënjanimin e parregullsive, për mbylljen e vend ndërtimit, për ndalimin e punimeve e deri në rrënim të objekteve;
  • Mbikëqyrjen inspektuese të çdo objekti ndërtimor brenda kompetencave të inspektoratit të ndërtimit në komunë;
  • Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit të Tregut janë:

  • Përmbushjen e standardeve të shërbimeve të ofruara në treg, sigurinë dhe përshtatshmërinë teknike të produkteve në përmbushjen e kërkesave para dhe pas vendosjes së produkteve në treg;
  • Mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes dhe të drejtave të konsumatorëve, produktet nga metalet e çmuara, kontrollin e produkteve të duhanit, metrologjisë sipas autorizimeve përkatëse;
  • Mbikëqyrjen e veprimtarive turistike, hoteliere, zejtare, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta në treg;
  • Mbikëqyrjen e reklamimit të produkteve dhe shërbimeve, çmimet (përcaktimin dhe ekspozimin e çmimeve, pagesën dhe dhënien e faturave);
  • Mbikëqyrjen dhe lëshimin e pëlqimeve për lokale afariste, kushtet për të bërë biznes të cilat janë të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  • Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore të nxjerra nga Qeveria, Ministritë e linjës dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës.


SHËRBIMET KOMUNALE TË DREJTORISË PËR INSPEKTIME


Kërkesë për kontrolle të lokalit për plotësimin e kushteve minimale teknike dhe sanitare

Informacion

Pronari/personi përgjegjës i shoqërisë tregtare është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për pajisje me pëlqim mbi plotësim të kushteve minimale higjienike, teknike e sanitare. Zyrtari Administrativ brenda 24 orëve e përcjell te komisioni për pranim teknik i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.

Baza ligjore

Rregullores Mbi plotësimin e kushteve minimale higjienike, teknike dhe sanitare për lokalet afariste në Territorin e Komunës së Gjakovës.


Kërkesë për pëlqim sanitar për: Ndërtim dhe ri-ndërtim të objekteve

Informacion

Pronari/personi përgjegjës dhe organet e ndryshme janë të obliguar që të paraqesin kërkese në arkivin e komunës për pëlqim sanitar për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Zyrtari Administrativ brenda 24 orëve e përcjell te inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.

Baza ligjore

Rregullorja për Taksa Komunale.


Ankesat

Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Inspektime, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike