Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Zvarritja e punimeve në Kompleksin Memorial në Meje, shqetësim i përgjithshëm

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur përfaqësues të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku në fokus ka qenë gjendja dhe stagnimi i punimeve në Kompleksin Memorial në Meje të Gjakovës.
Duke shprehur shqetësimin e tij, kryetari Gjini ka bërë të ditur se me iniciativë të vet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur një procedurë hetimore për të gjetur shkakun e këtyre neglizhencave, si në ecurinë kohore të punimeve, ashtu edhe në cilësinë e tyre, dhe se dikush duhet të jep llogari. Kryetari Gjini ka shtuar se ndonëse është Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë ai i cili ka kompetenca për këtë çështje, komuna nuk ka se si të mos shprehë shqetësim për zvarritjen e punimeve dhe gjendjen aktuale të këtij kompleksi.
Nga ana tjetër, Lirie Kajtazi, nënkryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, është shprehur falënderuese ndaj dedikimit aktual të duhur të komunës për një brengë të tillë reale të familjarëve dhe përgjithësisht në rangun kombëtar e cila si qendër memorial do tu shërbejë për kujtesë gjeneratave të tëra dhe se tani po presim rezultatet e komisionit dhe se është shumë mirë që është nisur edhe një proces hetimor.
Sikurse edhe deputetja Teuta Haxhiu, si anëtare e këtij komisioni e që vije nga kjo zonë, e cila shprehu shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj në cilësinë e punimeve, edhe Haki Sadrija, kryetar i OJQ-së “27 Prilli 1999-Meje”, ka treguar mllefet e familjarëve me punët e kryera deri më tani si dhe për vonesat e krijuara dhe është shprehur optimist se me nisjen e hetimeve, me angazhimin institucional të Komunës dhe të komisionit parlamentar gjërat do marrin për së mbari.
Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione bashkë me anëtarë të shoqatës “27 Prilli 1999-Meje” kanë vizituar kompleksin memorial për të parë nga afër gjendjen aspak të mirë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike