Në kuadër të fushatës vetëdijesuese për regjistrimin në shkollë, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka shpërndarë 100 çanta dhe materiale shkollore për nxënësit e klasës së parë nga komunitetet Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptian. Ky aktivitet përfaqëson më shumë se një dhuratë materiale; është një mbështetje simbolike për fëmijët dhe familjet e tyre në këtë hap të rëndësishëm të jetës.
Ky projekt është realizuar në shkollat fillore në fshatrat dhe qytetin e Komunës së Gjakovës, duke përfshirë:
- Shkolla Fillore “Zekria Rexha”, Gjakovë – 11 çanta + 1 çantë për një fëmijë të riatdhesuar
- Shkolla Fillore “Emin Duraku”, Gjakovë – 15 çanta
- Shkolla Fillore “Selman Riza”, Gjakovë – 15 çanta + materiale shkollore për klasat II dhe III
- Shkolla Fillore “Haxhi Hoti”, Rogovë – 10 çanta
- Shkolla Fillore “Fan Noli”, Dujakë – 10 çanta
- Shkolla Fillore “Ukshin Miftari”, Skivjan – 11 çanta
- Shkolla Fillore “Dëshmoret e Hereçit”, Hereç – 10 çanta
- Shkolla Fillore “Ahmet Rrustemi”, Bec – 5 çanta
- Shkolla Fillore “Ali Hasi”, Cërmjan – 6 çanta
- Shkolla Fillore “Dëshmoret e Kombit”, Shqiponjë – 6 çanta
Ky veprim i thjeshtë, por me kuptim, na kujton se fillimi i shkollës është një udhëtim i ri, plot ëndrra dhe mundësi për çdo fëmijë.