Në 74 vjetorin e Deklaratës Universale e të Drejtat e Njeriut, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me OSBE-në, organizuan tryezën “Të Drejtat e Komuniteteve janë të Drejtat e Njeriut” ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, tashme tradicional, që ZKKK-ja e organizon me qëllim të vetëdijesimi për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, Kryetari Gjini mes tjerash tha se “ Sa i përket punës në aspektin e të Drejtave të Njeriut në Kosovë kemi avancuar mjaft shumë gjatë njëzet viteve të fundit, por, na mbetet shumë për të punuar në këtë drejtim, në vazhdimësi”.