Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Vizita e Ambasadorit të BE-së në Gjakovë: Bashkëpunim për Zhvillim Ekonomik dhe Integrim Evropian

Komuna e Gjakovës ka pasur nderin dhe kënaqësinë të presë në vizitë z. Aivo Orav, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e reja për komunën. Gjatë takimit u diskutuan progreset dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Komuna e Gjakovës, duke u fokusuar veçanërisht në nevojën për investime në projekte strategjike dhe rritjen e konkurrencës së bizneseve lokale. U theksua roli kyç i mbështetjes së BE-së, veçanërisht në sektorët e turizmit, teknologjisë dhe bujqësisë, ku BE-ja mbetet donatori më i madh dhe partneri kryesor për realizimin e projekteve madhore në komunë.

Ambasadori Orav ritheksoi aspiratat për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit për arritjen e këtij qëllimi. Në kuadër të vizitës, u zhvillua edhe një takim me përfaqësues të bizneseve lokale, ku u diskutuan vështirësitë dhe sfidat që ata hasin. Ambasadori dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre dhe theksoi përkushtimin e BE-së për t’i mbështetur në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Gjithashtu, Ambasadori Orav shprehu gatishmërinë e BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe rikthimin e fondeve evropiane në shërbim të zhvillimit ekonomik, duke theksuar se për këtë është e nevojshme edhe vullneti i qeverisë së Kosovës. Gjatë ditës, delegacioni vizitoi edhe Jakova Innovation Center, Muzeun Etnografik, Atelierin “Viki” dhe zyrën lokale të turizmit, duke vënë në pah potencialet e Gjakovës në fusha të ndryshme si inovacioni, kultura dhe arti.

Theksi i vizitës mbeti në forcimin e dialogut ndërmjet Komunës, bizneseve lokale dhe Bashkimit Evropian për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin. Komuna e Gjakovës falënderon Ambasadorin Orav për këtë shkëmbim të vlefshëm dhe për përkushtimin e BE-së ndaj zhvillimit lokal, duke vijuar bashkëpunimin për një komunë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të hapur ndaj mundësive të reja.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike