Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, e udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Shefqet Shehu, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini.
Në këtë mbledhje u bë betimi i katër anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës, si dhe u zgjodhën anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe anëtarët e Komitetit për Komunitete.
Përbërja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF):
Shefqet Shehu (LDK) – Kryesues
Nita Efendija-Brovina (AAK) – Anëtare
Barbana Peja (AAK) – Anëtare
Agustin Shala (AAK) – Anëtar
Mimoza Shala (LVV) – Anëtare
Ngadhnjim Dana (LVV) – Anëtar
Edon Zeneli (PDK) – Anëtar
Flona Hyseni (LDK) – Anëtare
Kosovar Alija (PSHDK) – Anëtar
Përbërja e Komitetit për Komunitete:
Nikë Hiseni (AAK)
Shqipe Daija-Fejza (LVV)
Klara Nikollbibaj (PDK)
Kujtim Golaj (LDK)
Artan Berisha – Përfaqësues i komuniteteve
Xhavit Rexha – Përfaqësues i komuniteteve
Florijana Dana – Përfaqësuese e komuniteteve
Ifeta Jakupi – Përfaqësuese e komuniteteve
Emrah Cermiani – Përfaqësues i komuniteteve
Komuna e Gjakovës u uron suksese të gjithë anëtarëve në ushtrimin e përgjegjësive të tyre dhe shpreh përkushtimin për bashkëpunim, transparencë dhe qeverisje gjithëpërfshirëse në shërbim të qytetarëve.