Është mbajtur sot mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovë, e udhëhequr nga kryesuesi Shefqet Shehu.
Në këtë mbledhje, tre anëtarët e rinj të Kuvendit dhanë betimin e tyre, u shqyrtua procesverbali i mbledhjes së datës 06.01.2026, si dhe u zhvilluan pyetje dhe diskutime për ekzekutivin nga ana e anëtarëve të Kuvendit.
Më tej, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, prezantoi Planin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2026, duke përmendur disa nga projektet që pritet të realizohen gjatë këtij viti.
Po ashtu, në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor për Monitorimin e Planit të Integritetit për vitin 2025, si dhe Draft Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2026.