Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Trajnim për zyrtarët komunalë mbi komunikimin institucional, inteligjencën artificiale dhe shkathtësitë e prezantimit

Me organizim të Zyrës Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, është mbajtur një trajnim njëditor për zyrtarët komunalë, i cili trajtoi dy tema të rëndësishme për punën dhe angazhimin e tyre të përditshëm.

Sesioni i parë i trajnimit iu kushtua temës “Mediat, Komunikimi dhe Inteligjenca Artificiale”, e cila u ligjërua nga udhëheqësi i Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës, Artan Haraqia. Gjatë këtij sesioni u trajtua rëndësia e komunikimit institucional me publikun, format dhe metodat e komunikimit të drejtë dhe profesional, si dhe ndikimi i zhvillimit të teknologjisë informative dhe inteligjencës artificiale në komunikimin publik.

Tema e dytë e trajnimit, “Shkathtësitë e Prezantimit”, u udhëhoq nga zyrtari i OSBE-së, Art Kupa. Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit u njohën me teknika dhe praktika të prezantimit efektiv, një kompetencë e rëndësishme që ndihmon në kryerjen me sukses të detyrave të përditshme të zyrtarëve komunalë.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, Komuna e Gjakovës synon të forcojë kapacitetet profesionale të stafit të saj, veçanërisht të zyrtarëve të rinj, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në përfaqësimin sa më dinjitoz të institucionit para qytetarëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike