Të rinjtë e Gjakovës, të lindur në vitin e pavarësisë, u mblodhën sot në aktivitetin “Vrapimi me Gjeneratën 2008”, duke sjellë energji dhe gjallëri në qytet. Ngjarja u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Në përfundim të garës, fituesit në kategori femrash dhe meshkujsh u dekoruan me medalje. Falënderim i veçantë shkon për Policinë e Kosovës, Qendrën e Kujdesit të Mjekësisë Familjare dhe Sportin Shkollor për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti.