Kuvendi i Komunës së Gjakovës, me përkrahje nga OSBE-ja Misioni në Kosovë ka organizuar një takimin të kryesuesve të kuvendeve komunale dhe anëtarëve të kuvendeve komunale të Gjakovës, Pejës, Klinës, Istogut dhe Prizrenit me qëllimt të shkëmbimit rajonal të përvojave duke ndarë mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira.
Takimin e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit të Gjakovës Arbënesha Kuqi, e cila prezantoj përvojën dhe sukseset, veçanërisht në punën e kuvendit.
Pjesëmarrësit diskutuan sfidat institucionale, dhanë propozime dhe rekomandime për të përmirësuar punën e legjislaturave të reja pas zgjedhjeve lokale.