Sonte u zhvillua një takim me banorët e fshatrave Bec dhe Cermian në Dushkajë, ku morën pjesë drejtori komunal Durim Halilaj, Nikollë Lleshi dhe Gani Hajdari, si dhe asambleistët Ermira Mehmeti, Besim Kadrijaj dhe Ardian Nushi. Gjatë bashkëbisedimit, u prezantuan investimet e realizuara deri më tani në këto lokalitete, si dhe u diskutuan planet buxhetore për projektet dhe investimet e ardhshme komunale.
Ky takim ka për qëllim afërsimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe shërbimeve në zonën e Dushkajës.