Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e aktiviteteve të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Udhëheqësja e Sektorit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore, znj. Lumnije Shllaku, ka zhvilluar një takim koordinues me anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet përfundimtare para fillimit të fushatës, me fokus të veçantë në planifikimin e aktiviteteve, koordinimin ndërinstitucional dhe përcaktimin e qartë të përgjegjësive të secilit institucion pjesëmarrës.
Ky takim synon të sigurojë një zbatim sa më efektiv të aktiviteteve të planifikuara, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e angazhimit institucional në parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore.