Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, priti sot në takim një delegacion të lartë nga shteti i Iowa-s – partneri ynë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Ky takim konfirmoi edhe një herë vullnetin e përbashkët për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet Gjakovës dhe Iowa-s . Lidhja e krijuar ndërmjet vendeve tona po bëhet gjithnjë e më e qëndrueshme, me synim thellimin e partneritetit dhe avancimin e projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve tanë.
Faleminderit për vizitën dhe miqësinë e sinqertë! Gjakova mbetet gjithmonë një partnere e hapur dhe mikpritëse.