Në Gjakovë u krijua një atmosferë festive përmes aktivitetit të alpinizmit urban, kushtuar më të vegjëlve dhe promovimit të vullnetarizmit, i cili u zhvillua te Sahat Kulla.
Ky aktivitet tashmë tradicional organizohet çdo vit dhe ndiqet nga një numër i madh fëmijësh së bashku me prindërit e tyre. Këtë vit u shënua edicioni i tretë me radhë i aktivitetit, i cili është bërë shumë i dashur jo vetëm për fëmijët, por edhe për qytetarët e Gjakovës.
Aktiviteti u organizua nga Klubi Alpin “Prishtina” dhe u mbështet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke kontribuar në gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive të qytetit.