Në kuadër të linjës së Subvencioneve pranë DBPZHR në sektorin e Bletarisë, sot janë subvencionuar 20 bletarë me CENTRIFUGA GJYSËMAUTOMATIKE.
Vlen të theksohet që vlera e tërësishme e projektit është rreth 7,100.00 euro ku 20% e vlerës së tërësishme ka qenë participimi i bletarëve përfitues, ndërsa 80% e vlerës është pjesëmarrja nga komuna,gjegjësisht DBPZHR.
Përfitues kanë qenë 20 bletarë të përzgjedhur nga 5 rajonet e Komunës së Gjakovës.