Pas pushimit të fundjavës, Dëgjimet Buxhetore, të organizuara nga komuna e Gjakovës, kanë vazhduar sot në regjionin e Rekës së Mirë, me ç’rast janë zhvilluar takime në fshatrat Skivjan dhe Novosellë e Epërme.
Në këto takime kanë marrë pjesë disa prej drejtorëve të drejtorive komunale, konkretisht ai i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike Shkumbin Kastrati, i Administratës së përgjithshme Flamur Fetahaj, i Zhvillimit Ekonomik Ferdinand Kolaj, i Emergjencave Luan Dinaj dhe i Bujqësisë Shpat Nivokazi.
Në bashkëbisedim me banorët e zonës së Rekës së Mirë, drejtorët komunalë kanë përmendur projektet konkrete që janë paraparë të realizohet në kuadër të buxhetit për vitin 2019.
Projektet e infrastrukturës rrugore, kanalizimit, ndriqimit publik, kanaleve të uitjes, subvencioneve në bujqësi, investimet në godinat shkollore e të tjera, kanë qenë disa prej projekteve të lisutara në kuadër të buxhetit komunal për vitin 2019, projekte këto të cilat edhe u tha se janë të nevojshme nga banorët e këtyre fshatrave.
Dëgjimet Buxhetore, do të vazhdojnë nesër në regjionin e Rekës së Mirë, me ç’rast do të ketë tubime në fshatrat Skivjan dhe Novosellë.
Ndryshe, sipas drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, për vitin 2019 është planifikuar që shuma totale e investimeve kapitale nga komuna e Gjakovës të jetë rreth 7,2 milion, shumë kjo që pritet të rritet për disa herë, pasi janë edhe shumë investime nga niveli qëndror që janë planifikuar gjatë kësaj periudhe.