Në prag të Festës së Vitit të Ri, Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shpërndarë dhurata për fëmijët e braktisur të komunës sonë të cilët janë nën përkujdesje të gjashtë familjeve strehuese.
Të pranishëm në koktelin e organizuar për nder të tyre, ishin edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu Kola si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale Dervish Tahiri. Ata u shprehën mirënjohës ndaj familjeve strehuese për kujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve në çdo ditë të vitit. Ndërkohë, i kanë siguruar që Komuna e Gjakovës do të jetë gjithmonë pranë tyre, për t’i ndihmuar brenda kapaciteteve në dispozicion.