Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

SHME “Kadri Kusari” përfiton objekt të ri përmes projektit të Fondit Kosovar të Sfidave

Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” po vazhdojnë punimet për ndërtimin e një objekti aneks, i cili do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e arsimit profesional dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me drejtorin e Arsimit, Hysen Brahimaj, vizituan shkollën, ku u pritën nga drejtoresha Merita Bokshi, për të parë nga afër ecurinë e punimeve në objektin e ri, i cili do të përfshijë dy klasa mësimore dhe një laborator të teknologjisë ushqimore.

Me këtë rast, kryetari Gjini theksoi se ky investim përfaqëson një vlerë të shtuar për shkollën, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe duke kontribuar në përgatitjen profesionale të të rinjve me aftësi të kërkuara në tregun e punës.

Projekti është financuar nga Fondi Kosovar i Sfidave, me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e investimeve që avancojnë cilësinë e arsimit dhe krijojnë mundësi më të mira për zhvillimin profesional të gjeneratave të reja.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike