Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Shënohet 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara me aktivitet përfshirës në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka mbështetur aktivitetin e organizuar me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, përmes një maratone përfshirëse të organizuar nga Handikos Gjakovë dhe Park4Run Gjakova, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Aktiviteti mblodhi mbi 30 pjesëmarrës dhe u ndoq nga banorë dhe nxënës të komunës, ndërsa u asistua nga Policia e Kosovës dhe shërbimet emergjente të QKMF-së, duke siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë e ngjarjes.

Kjo ngjarje promovoi mesazhin se të drejtat e njeriut, të drejtat e barabarta dhe dinjiteti u takojnë të gjithë personave, pa dallim. Aktiviteti kishte për qëllim të përcillte një shembull pozitiv se sfidat mund të tejkalohen përmes pjesëmarrjes aktive, respektit të ndërsjellë dhe përfshirjes në jetën e përditshme, duke ndërvepruar me mirëkuptim mes përdoruesve të karrocave, personave me aftësi të kufizuara dhe sportistëve të komunës sonë.

Komuna e Gjakovës shpreh urimet më të mira për këtë ditë të veçantë për të gjithë banorët dhe mbetet e përkushtuar ndaj respektit të ndërsjellë, përfshirjes dhe punës së përbashkët në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike