Rogova ka një hapësirë të re sportive, e krijuar për të fuqizuar aktivitetin fizik dhe për t’i dhënë energji komunitetit.
Ky projekt përfshin fusha për futboll, basketboll, volejboll dhe handboll, shteg për ecje, ndriçim dhe zona të gjelbëruara, duke ofruar një ambient të sigurt dhe funksional për të gjithë qytetarët.
Investimi komunal prej 49,971 euro po shndërrohet në mundësi konkrete për rritjen e shëndetit publik dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Kjo hapësirë e re krijon kushte të përshtatshme që banorët e Rogovës ta shfrytëzojnë plotësisht për sport, rekreacion dhe argëtim.