Është vënë sot gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Rogovë të Hasit, një Projekt ky tejet jetik dhe i shumëpritur nga banorët e këtij regjioni.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakoës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Duke folur para banorëve të Rogovës, kryetari Gjini ka thënë se është i gëzuar që ky projekt kaq i rëndësishëm po nisë në Rogovë, për faktin se ka kohë që rogovasve ju ka munguar dhe kanë pasur nevojë për këtë objekt.
Nga ana tjetër, ministri Gashi ka thënë se ky është projekti i parë që ministria për Kulturë, Rini dhe Sport po e nisë në komunën e Gjakovës, ndërsa ka premtuar se ditëve në vazhdim do të ketë edhe shumë projekte tjera të kësaj natyre.
Ndryshe, projekti për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës është financuar në tërësi nga ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa lokacioni është siguruar nga vet banorët e fshatit Rogovë.