Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Promovohet libri “Ditari i jetës sime” i dëshmorit Ilir Hoxha

Në Gjakovë, u promovua libri “Ditari i jetës sime” i dëshmorit Ilir Hoxha.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” prezent ishte Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij para të pranishmeve tha se “ Përtej rrëfimit të një djali të ri të guximshëm e me dimension të lartë intelektual, ky libër është një dokument historik dhe letrar. Një tregim i një dëshmori i cili iu përkushtua mbrojtjes së atdheut deri në flijim. Një dëshmi e sakrificës sublime për lirinë e vendit tonë. “

Ndërkaq Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” , z.Ruzhdi Sefa, tha se shoqata është e nderuar ta botojë këtë libër si një dëshmi e përhershme e asaj qe ka përjetuar Gjakova gjatë luftës. Është dëshmia e mobilizimit te të rinjve ne masë për ti dalë në mbrojtje te atdheut.

Profesori Muhamet Rugova dëshmorin Ilir Hoxha e kujton si nxënës të dalluar i cili gëzonte respekt nga bashkëmoshatarët dhe mësimdhënësit. Iliri ishte dhe lexues i pasionuar te cilat i krijuan një horizont te gjere njohurish e që i ndihmuan edhe te pasqyronte drejtë e ne forme konceptuale përjetimet e tij, shtoi mes tjerash profesori Rugova.

Ndërsa kolegu dhe miku i tij Emanuel Bajra tha se iliri ishte më shumë se krijues, ishte djalë i ri me potencial për ta çuar përpara mesazhin e kohës.

Libri “Ditari i jetës sime” i dëshmorit Ilir Hoxha pasqyron përjetimet e tij gjatë periudhës së viteve 1996/99, angazhimin e tij letrar e publicistik, si dhe rreshtimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike