Në kuadër të investimeve strategjike për rregullimin e lumenjve, Komuna e Gjakovës ka filluar sot një tjetër projekt të rëndësishëm në fshatin Botushë – ndërtimin e shtratit të lumit Gusha.
Ky investim vjen si përgjigje konkrete ndaj nevojave të kahmotshme të zonës, duke synuar mbrojtjen e tokës bujqësore, shtëpive dhe infrastrukturës përreth. Projekti përfshin ndërtimin e dy seksioneve në gjatësi prej nga 247 metrash, me vlerë investimi prej 78,166.60 € dhe afat zbatimi 12 muaj.
Përtej asfaltit dhe betonit, ky është investim në sigurinë, jetën dhe ekosistemin lokal – një kujdes i merituar për hapësirat rurale të komunës.