Mbrëmë, në skenën e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu”, u dha premiera e shfaqjes “Thashethemet”, bazuar në veprën e dramaturgut të njohur Neil Simon, me regji të Besim Ugzmajlit.
Shfaqja ofroi para publikut një interpretim të gjallë dhe plot humor, duke trajtuar me finesë dhe ironi botën e thashethemeve dhe marrëdhënieve shoqërore. Performanca e aktorëve dhe realizimi skenik u pritën me duartrokitje të shumta nga të pranishmit, duke shënuar një fillim të suksesshëm për këtë produksion artistik.
