Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Përmbyllet cikli i dëgjimeve buxhetore për buxhetin komunal 2026–2028

Me mbajtjen e takimit përmbyllës sot në Gjakovë, u finalizua cikli i dëgjimeve buxhetore për hartimin e buxhetit komunal 2026–2028. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfshirë drejtorin për Buxhet dhe Financa, z. Durim Halilaj, si bartës i këtij procesi, nënkryetarin e komunës z. Flamur Fetahaj, drejtorë të tjerë komunal si dhe kryetarin e komunës z. Ardian Gjini.

Në fjalën e tij para qytetarëve, kryetari Gjini prezantoi projeksionet buxhetore për periudhën e ardhshme dhe shpalosi planet për investimet kryesore që do të realizohen në territorin e komunës sonë. Ai bëri një rekapitullim të investimeve të deritashme, duke theksuar se infrastruktura rrugore është drejt përmbylljes së plotë, ndërsa ndriçimi publik në të gjitha fshatrat është planifikuar të përfundojë në tërësi në periudhën e ardhshme.

Pasi këto dy procese kyçe të përmbyllen, prioritetet e komunës për vitet në vijim do të përqendrohen në:

  • Zgjidhjen përfundimtare të problemit të kanalizimit në të gjitha fshatrat,
  • Zhvillimin e konceptit të qytetit digjital,
  • Përmirësimin e trafikut urban, dhe projekte të tjera zhvillimore.

Kryetari gjithashtu përmendi disa nga projektet madhore që janë në realizim e sipër dhe që pritet të përfundojnë së shpejti, përfshirë:

  • Stadiumin e qytetit,
  • Qarkoren “Bujar Roka”,
  • Rrugën Transite,
  • Qendrën për qëndrim ditor të pensionistëve, ndër të tjera.

Komuna e Gjakovës falënderon të gjithë qytetarët që morën pjesë në dëgjimet buxhetore dhe kontribuuan me idetë dhe sugjerimet e tyre. Pjesëmarrja aktive e qytetarëve është çelësi për një qeverisje të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike