Pas 22 vitesh punë , punonjësja z.Florie Zhubi i dha fund karrierës në institucionin e Komunës së Gjakovës .
Ajo e ushtroi me plot zell e dashuri pozitën si Zyrtare për të Drejta dhe Integrim të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim .
Gjatë ceremonisë së pensionimit, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe kolegët, vlerësuan lartë përkushtimin e saj shumëvjeçar në punë, e mbi të gjitha bashkëpunimin e shkëlqyer.
Në emër të institucionit tonë, Florijes i urojmë pensionim të mbarë dhe shëndet të plotë pranë familjes !