Pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Gjakovës, është pensionuar kolegu Agron Gojani .
Në ceremoninë e pensionimit të tij, shprehëm falënderimet dhe mirënjohjet për kontributin e palodhshëm në zhvillimin urban dhe planifikimin e qytetit tonë. Për 40 vjet me radhë Agroni ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm, duke lënë gjurmë të dukshme në pamjen dhe organizimin e hapësirave tona.
Në emër të komunës së Gjakovës, falënderojmë Agronin për vitet e shërbimit dhe i urojmë një pensionim të lumtur, plot shëndet dhe gëzime në praninë të familjes dhe të dashurve!