Është pensionuar gjeometri Gezim Bakija, pas një karriere 37 vjeçare si shërbyes civil në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ndau mirënjohje për z. Bakija, duke e falënderuar për dedikimin, përpjekjet dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe institucionit komunal.
Punonjësi Gëzim Bakija do të mbetet një shembull dhe frymëzim për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pashoq ndaj profesionit.
I urojmë shëndet dhe jetë të gjatë