Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, u organizua “Parada e Lirisë”, një aktivitet i veçantë për nderimin dhe vlerësimin e qytetarëve që, me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre, ndikojnë çdo ditë në zhvillimin dhe të mirën e qytetit.
Përmes këtij aktiviteti u shpreh mirënjohja për të gjithë ata që kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës dhe që, përmes angazhimit të tyre, e bëjnë Gjakovën më të mirë.
Faleminderit për kontributin tuaj!
Urime Dita e Çlirimit të Gjakovës!




