Shumë shpejt, rruga tranzite do të shndërrohet në një zonë atraktive për këmbësorët, çiklistët dhe ngasësit e automjeteve .
Kjo përmes projektit të nisur tashmë, ku përfshihet zgjerimi dhe rikonstruktimi i rrugës, rregullimi i infrastrukturës nëntokësore dhe ndërtimi i shtegut të biçikletave.
Ky investim komunal me vlerë afër 6 milion euro është tejet i nevojshëm, i cili jo vetëm se do të ndryshojë pamjen e qytetit, por edhe do të lehtësoj qarkullimin.
Gjatë kohës së punimeve në këtë zonë ngecja në trafik është e pashmangshme, andaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.