Bashkia ka filluar punimet për ndërtimin e pesë akseve të reja rrugore në bashkësinë lokale Hereq – Dujakë. Me një gjatësi totale prej 777 metrash dhe një investim prej 89,492.59 euro, ky projekt synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të sigurojë qasje më të lehtë për banorët e zonës.
Ky investim do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës, duke lehtësuar lëvizjen dhe zhvillimin ekonomik lokal. Përmes përmirësimit të rrugëve, synohet krijimi i kushteve më të mira për komunitetin dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm në zonën Hereq – Dujakë.