Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Banimi Social Adekuat”.
Në kuadër të këtij projekti, në Komunën e Gjakovës do të ndërtohen 23 njësi banimi, me vlerë të përgjithshme prej 1,515,000 eurosh, të financuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Projekti synon përmirësimin e kushteve të banimit dhe sigurimin e strehimit të përshtatshëm për familjet në nevojë.
Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me institucionet qendrore në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.