Me ftesë të kryetarit të qytetit Göppingen në Gjermani, Alex Maier, nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj dhe zyrtari Arbër Gola kanë marrë pjesë në festën tradicionale, të 375-tën me rradhë të këtij qyteti.
Përveç pjesëmarrjet në aktivitetet zyrtare e festive, delegacioni i Gjakovës ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues institucional gjerman, kryetarin Maier, deputetin gjerman Hermann Fäber si dhe udhëheqësin e konsulatës së Kosovës në Shutgart Hamdi Bërbatovci.
Gjatë vizitës në Gjermani delegacioni nga komuna e Gjakovës kanë vizituar disa biznese shqiptare, aktive në Göppingen, mes tyre kompanitë “Gent – Tech” me pronar Agim Çerimi dhe “Germania” me pronar vëllezërit Shatri.
Vizita në Göppingen është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të dy qyteteve tona bashkëpunim i nisur 4 vjet më parë falë iniciativës së Shoqatës shqiptare në Gõppingen “Nënë Tereza”.