Në kuadër të “Javës së lëvizshmërinë”, aktivitet ky që po organizohet në tërë Kosovën, sot edhe në Gjakovë është shënuar “Dita pa makina”, me ç ‘rast në rrugën “UÇK” në qendër të qytetit prej orës 10: 00 deri në orën 12:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve motorike dhe qarkullimi është bërë vetëm me këmbë apo me biçikleta.
Në hapje të këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se përkundër faktit që automjeti është i domosdoshëm në dinamikën e përditshmërisë së sotme, megjithatë, qytetarët duhet të gjejnë më shumë raste që të lëvizin pa makina, duke përdorur ecjen në këmbë apo me biçikletë, pasi sipas kryetarit Gjini, kjo formë e ecjes është më e shëndetshme, mbron ambientin dhe është me interesante në përjetim.
Ndryshe, “Javës së lëvizshmërinë”, është organizuar nga ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa është përkrahur nga komuna e Gjakovës dhe organizatat rinore lokale.