Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Muzeu Etnografik organizoi Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e Gjakovës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Etnografik i Gjakovës organizoi Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me temën “Muzetë që bashkojnë një botë të ndarë”.

Aktiviteti mblodhi nxënës nga shkolla të ndryshme të komunës, të cilët përmes njohurive, kreativitetit dhe punës ekipore promovuan vlerat e trashëgimisë kulturore, historisë dhe identitetit tonë të përbashkët.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, e cila theksoi rëndësinë e aktiviteteve edukative dhe kulturore që nxisin interesimin e të rinjve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Pas një gare të zhvilluar në frymë konkurrence dhe bashkëpunimi, fituese e Kuizit të Trashëgimisë Kulturore u shpall Shkolla “Emin Duraku”, e cila u dallua për nivelin e njohurive dhe angazhimin gjatë aktivitetit.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe drejtori për Arsim, Hysen Brahimaj, i cili uroi nxënësit pjesëmarrës dhe bëri shpërndarjen e çmimeve kryesore për ekipet më të suksesshme.

Përmes aktiviteteve të tilla, Muzeu Etnografik i Gjakovës vazhdon të promovojë rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe të inkurajojë përfshirjen aktive të brezave të rinj në ruajtjen dhe kultivimin e saj.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike