Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Shefqet Shehu, së bashku me përfaqësues të ekzekutivit komunal dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe dhe nderuan dëshmorët e Gjakovës.
Përmes këtyre homazheve u shpreh respekti dhe mirënjohja e thellë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i shtetndërtimit dhe vlerë e përhershme e historisë sonë kombëtare.
Institucionet komunale ritheksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të vazhdueshëm të veprës së dëshmorëve, të cilët me guximin dhe përkushtimin e tyre vulosën rrugën e lirisë.
Lavdia dhe kujtimi për dëshmorët e kombit mbeten të përhershme në ndërgjegjen tonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vijnë.